Lidhje

20 të vrarë, 50 të plagosur në Kirkuk - 2004-09-17


Të paktën 20 persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një makine-bombë pranë selisë së Gardës Kombëtare Irakiane në qytetin Kirkuk.

Në një incident tjetër, shpërthimi i një makine bombë goditi një autokolonë amerikane në Bagdad, duke shkaktuar plagosjen e 3 ushtarëve. Forcat amerikane që iu përgjigjën këtij incidenti u goditën nga një shpërthim i dytë që shkaktoi vdekjen e dy ushtarëve dhe plagosjen e tetë të tjerëve.

Një faqe islamike interneti publikoi një deklaratë, për të cilën thuhet se ishte nxjerrë nga grupi Tauhid dhe Xhihad, ku merr përgjegjësinë për sulmet në Bagdad, por vërtetësia e kësaj deklarate nuk është konfirmuar.

Po dje, punonjës të spitalit në Falluxhah thanë se një sulm ajror amerikan në qytet la 4 persona të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur. Forcat ushtarake amerikane kanë kryer një numër sulmesh ajrore kundër ekstremistëve në këtë qytet.

XS
SM
MD
LG