Lidhje

Zgjedhjet lokale në Serbi - 2004-09-18


Nesër në Serbi zhvillohen zgjedhjet lokale, që konsiderohen me rëndësi jetike për qeverinë e kryeministrit Vojisllav Koshtunica.

Anketat e opinionit publik tregojnë se Partia Radikale me pikëpamje nacionaliste ekstreme dhe Partia Demokratike me plaftormë reformiste gëzojnë mbështetje thuajse të barabartë nga thuajse 25 për qind e zgjedhësve.

Radikalët me udhëheqës Vojisllav Shesheljin, i cili ndodhet në Hagë nën akuzat për krime lufte, siguruan numrin më të madh të votave në parlament në zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit, por nuk arritën të formonin qeverinë.

Analistët thonë se zgjedhjet pritet të tregojnë nëse Partia Demokratike e zotit Koshtunica gëzon përkrahje të mjaftueshme në mbarë republikën për të mbajtur pushtetin, ose nëse do të detyrohet të organizojë zgjedhje të reja parlamentare.

XS
SM
MD
LG