Lidhje

Nuk mund të zhvillohen negociata me terroristë - 2004-09-18


Punonjësit e agjencive të ndihmave, kontraktorët dhe gazetarët e huaj vazhdojnë të jenë në shënjestër të rrëmbimeve në Irak. Thuajse në të gjitha rrëmbimit, mbajtësit e pengjeve kanë të njëjtën kërkesë: që vendi i persoanve të rrëmbyer të tërheqë trupat e tij nga koalicioni që po ndihmon popullin irakian të sigurojë lirinë dhe të ndërtojë demokracinë e tij. Përveç kësaj, një prirje shqetësuese ka qenë marrja e pengjeve thuajse si veprimtari biznesi, ku rrëmbyesit kërkojnë shpërblesë për lirimin e individëve, përfshirë irakianë, anëtarë të koalicionit dhe kontraktorë.

Italia dhe Australia janë dy nga vendet, qyetetarë të të cilave janë rrëmbyer në Irak. Dhe të dyja këto vende kanë deklaruar se nuk do të hyjnë në negociata me terroristët dhe as nuk do të tërheqin forcat e tyre nga Iraku. “Ne nuk do t’u nënshtrohemi kurrë kërcënimeve të rrëmbyesve”, ka deklaruar ministri i jashtëm italian, Franko Fratini. Kryeministri australian, Xhon Hauard, ka thënë se pavarësisht nëse njoftimet për rrëmbime janë të sakta apo jo, “qendrimi ynë mbetet i njëjtë, ne nuk do ta ndryshojmë politikën e jashtme, nuk do ta ndryshojmë politikën e mbrojtjes dhe as atë të sigurisë në përgjigje të asnjë kërcënimi nga organiztata terroriste.”

Gjatë muajve të fundit, grupet terroriste irakiane kanë marrë peng më shumë se 100 shtetas të huaj. “Synimi i terroristëve”, thotë zëvendës-ministri i jashtëm irakian, Hamid Bejati, është të pengojnë punën e forcave policore, të terrorizojnë qytetarët tonë dhe të tregojnë se qeveria nuk mund të mbrojë popullin irakian, por ata nuk do t’ia arrijnë qëllimit.”

Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, thotë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nuk do t’i lejojë ata që përdorin bomba, rrëmbime dhe ekzekutime me prerje koke të triumfojnë: “Veprimtari të tilla nuk do të lejohen të jenë të suksesshme asgjëkundi në shekullin 21 dhe mbi të gjitha në Irak. Dhe gjunjëzimi para kërcënimit të rrëmbimeve të tilla vetëm se e nxit atë dhe e bën zgjidhjen e problemit edhe më të vështirë. Në këto ditë të vështira, ne duhet të jemi të palëkundshëm. Dhe ne jemi shumë krenarë që thuajse të gjithë partnerët e koalicionit vazhdojnë të jenë të vendosur.”

Koalicioni po qendron përkrah popullit irakian ndërkohë që ai po rindërton vendin dhe siguron lirinë e tij. “Ne, thotë Sekretari Pauëll, nuk duhet të jemi të ndrojtur, ne nuk duhet të luhatemi apo të humbasin durimin. Ne duhet të vazhdojmë kursin për lirinë edhe përballë rrezikut.”

XS
SM
MD
LG