Lidhje

Një video në internet tregon ekzekutimin në Irak të tre anëtarëve të Partisë Demokratike të Kurdistanit - 2004-09-19


Një video e transmetuar nga një faqe islamike irakiane në internet tregon pamje që duken si ekzekutim me prerje koke i tre anëtarëve të Partisë Demokratike të Kurdistanit, e cila bashkëpunon me qeverinë e Bagdatit.

Në faqe ishte publikuar edhe një deklaratë e nënshkruar nga grupi kryengritës Ansar al-Sunna.

Tre trupa pa kokë u gjetën në një rrugë në veri të Bagdatit javën e kaluar, por nuk është ende e qartë nëse u përkisnin viktimave që paraqiten në video. Në fillim të këtij muaji Ansar al-Sunna ekzekutoi 12 pengje nepaleze.

Në zhvillime të tjera, sot rrjeti televiziv al-Xhazira transmetoi pamje të një grupi islamik që kërcënon se do të ekzekutojë 15 ushtarë irakianë të marrë peng brenda 48 orësh, nëse një komandant i milicisë shiite nuk lirohet nga burgu.

Po sot, Ministri i Jashtëm i Irakut Hoshiar Zebari tha se Iraku po bën ç’është e mundur për të liruar pengjet e tjera në Bagdat. Por ai tha se qeveria e tij nuk do të epet para kërkesave të rrëmbyesve.//ii

XS
SM
MD
LG