Lidhje

Shkollat amerikane u përngjajnë Kombeve të Bashkuara - 2004-09-19


Tashmë ka dy javë që ka filluar shkolla në Shtetet e Bashkuara. Pas pushimeve të gjata të verës fëmijët janë të gëzuar dhe të lumtur që takohen me shokët dhe mësueset. Ditën e parë të shkollës, në Shkollën Fillore Columbia në Annandale të Virginias, nxënësja e klasës së 5-të Ji Eun Song, ndjehet disi ndryshe nga të tjerët. Ajo provon emocione të veçanta, për faktin se për të është dita e parë në një shollë amerikane. Ji erdhi nga Koreja vetëm tri muaj më parë. Ji Eun thotë se kur erdhi në shkollë, ndjehej paksa nervoze, ngaqë nuk ajo flet anglisht dhe se nuk njihte njeri.

Sipas Zyrës Amerikane të Regjistrimit të Popullsisë Census, në Shtetet e Bashkuara vijnë çdo vit rreth një milionë imigrantë. Shumë prej tyre janë fëmijë. Nga të 390 nxënësit e Shkollës Fillore Columbia, 90 prej tyre janë nga familje imigrante, nga më tepër se 30 vende të ndryshme. Për këta fëmijë është paksa i vështirë ambjentimi me shkollën e re dhe mësimi i anglishtes. Sytephanie Daugherty është drejtoreshë e Shkollës Fillore Columbia.

"Kur në shkollë vijnë imigrantë të rinj, ne i ndihmojmë ata të ndjehen sa më mirë. E dimë që fillimi i shkollës është i vështirë për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata që nuk flasin anglisht. Prandaj ne i caktojmë këtyre fëmijëve një nxënës nga vendi i tyre që e di më mirë e anglishten, që ta ndihmojë për gjuhën dhe sigurohemi që edhe mësuesja të organizojë aktivitete të përshtatshme për nxënësit që nuk e kuptojnë gjuhën"-thote zonja Daugherty.

Në të gjitha shkollat publike të Shteteve të Bashkuara ka një lëndë të veçantë për nxënësit që nuk e dinë gjuhën,Gjuha Angleze për Folësit e Gjuhëve të Tjera, ESOL. Nxënës e ndjekin këtë lëndë paralelisht me lëndët e tjera. Në këtë klasë, për shembull, Rodrgio Reyes është nga Kolombia, Kynn Kha është nga Vietnami, Sahara Sarker është nga Bangladeshi, Trony Valvida nga Bolivia. Mësuesja Joanne Smith thotë se përveç mësimit të anglishtes, nxënësit përfitojnë shumë më tepër nga kjo lëndë e veçantë.

"Në lëndën e anglishtes për folësit e gjuhShkollat amerikane i përngjajnë Kombeve të Bashkuara ve të tjera, fillimisht ata mësojnë të jenë tolerantë për gjuhën, kulturën, veshjen dhe fenë e të tjerëve. Është një klasë njëlloj si në Kombet e Bashkuara. Të gjithë nxënësit mësojnë si të bashkëpunojnë dhe të respektojnë njëri tjetrin. Në këtë klasë asnjëri nuk qesh me mënyrën si flasin, apo sillen të tjerët,"-thotë ajo.

Pas një dite të plotë në një shkollë amerikane, Ji Eun Song filloi të ndjehet mirë. Ajo thotë se megjithëse nxënësit në këtë shkollë janë të racave të ndryshme, ata sillen të gjithë mirë me të. Tani ajo ka besim se do të shkojë mirë me shokët e shkollës.

Në këtë vend imigrantësh fëmijët që vijnë nga vende të tjera, me fe të ndryshme dhe me formim të ndryshëm kulturor, mësojnë çdo ditë si të shkojnë mirë me bashkënxënësit.// lk //

XS
SM
MD
LG