Lidhje

Ndahen çmimet Emmy - 2004-09-20


Seriali televiziv "Angels in America", "Engjëjt në Amerikë" ishte fituesi kryesor me 11 çmime Emmy. Kjo dramë me regji të fituesit të çmimit Pulitzer, Tony Kushner, trajton krizën e sidës në vitet 80-të. Kandidat në 21 kategori, miniseriali "Engjëjt në Amerikë" fitoi në kategorinë e filmit më të mirë. Aktorët Al Pacino dhe Meryl Streep, morën çmimin e aktorit dhe aktores më të mirë. Filmi fitoi gjithashtu në kategoritë për regjinë më të mirë si dhe atë të teknikës më të mirë. Drama "Sopranos" fitoi katër nga 20 kandidaturat për Emmy, përfshi atë të dramës më të mirë televizive. Fituesi surprizë i mbrëmjes ishte seriali "Arrested Development", që flet rreth një familje të shthurur amerikane dhe që fitoi në kategorinë e serialit më të mirë komik.

XS
SM
MD
LG