Lidhje

Dy shkencëtaret irakiane nuk do të lirohen - 2004-09-20


Zyrtarët amerikanë në Bagdad thonë se nuk kanë në plan tani për tani të lirojnë dy shkencëtare irakiane që janë nën arrestin e tyre, pavarësisht nga kërkesat e rrëmbyesve që gratë irakiane të lirohen, ose përndryshe do të vrasin pengun e tretë perëndimor.

Në New York, sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell ritheksoi politikën e Amerikës për të mos negociuar me terroristët.

Më parë, zyrtarët irakianë kishin thënë se po i rishqyrtonin rastet e dy shkencëtareve dhe kishin lënë të kuptohet se mund ta linin të lirë me kusht njërën prej tyre këtë javë. Të dyja ato akuzohen se kanë punuar për programin e Sadam Huseinit për armët bërthamore.

Por zyrtarët theksojnë se rishqyrtimi i rastit të tyre nuk lidhet me kërkesat e rrëmbyesve të lidhur me Abu Musab al-Zarkavin, që të gjitha pengjet femra në dy burgjet irakiane të lirohen.

Ekstremistët kanë vrarë dy amerikanë dhe po paralajmërojnë të vrasin pengun britanik Kenneth Bigley.

Amerikani Juxhin Armstrong u vra të hënën. Të martën, ekstremistët vranë amerikanin e dytë Xhek Hensli. Familja konfirmoi se trupi i tij është gjetur dhe identifikuar.

XS
SM
MD
LG