Lidhje

Mbi 1 milion të zhvendosur me forcë gjatë luftës së Bosnjes jane rikthyer në shtëpitë e tyre - 2004-09-21


Agjencia e OKB-së për Refugjatët thotë se deri në fund të korrikut më tepër se 1 milion persona të zhvendosur me forcë gjatë luftës së Bosnjes ishin rikthyer në shtëpitë e tyre.

Në një deklaratë të kësaj agjencie thuhet se 440 mijë prej tyre ishin larguar jashtë Bosnjes, ndërsa 560 mijë të tjerë ishin zhvendosur brenda vendit.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Ruud Lubbers tha se arritja e shifrës 1 milion është një ngjarje e shënuar, rëndësia e së cilës nuk mund të mbivlerësohet. Zoti Lubbers tha se kjo shifër flet për përfitimet për komunitetin ndërkombëtar të përpjekjeve për zgjidhjen e problemeve në rajonet ku ka patur të zhvendosur.

Ai e quajti vendimin për kthimin e refugjatëve tepër të vështirë dhe të guximshëm dhe theksoi se Bosnja e pas luftës po ndeshet me një sërë vështirësish.

//ze//

XS
SM
MD
LG