Lidhje

Debate për miratimin e Drejtorit të CIA-s - 2004-09-22


Kryetari i Komisionit të Senatit Amerikan për Zbulimin u kërkoi kolegëve të tij në komision që të miratojnë kandidaturën e propozuar nga Presidenti Bush për drejtorin e CIA-s, po nënkryetari i komisionit thotë se do të votojë kundër.

Kryetari republikan Pat Roberts e hapi sot debatin në senat mbi emërimin e ligjvënësit nga Florida Porter Gos, duke e quajtur ish-operativin e CIA-s njeriun e duhur për të drejtuar agjencinë në këtë moment kritik të historisë amerikane.

Zoti Roberts tha se gjatë dy ditë seancash të komisionit, zoti Gos u tregua i qetë, ndonëse nën presion, shfaqi vullnet për të marrë në konsideratë pikëpamje të ndryshme si dhe aftësinë për të lënë mënjanë prirjet partiake.

Por Nënkryetari i Komisionit, Senatori demokrat Xhon Rokefeller tha se ai është kundër kandidaturës së zotit Gos, për shkak të njëanshmërisë së mëparëshme të ligjvënësit në debatet për çështje të zbulimit.

Nëse miratohet, zoti Gos do të zëvendësojë Xhorxhe Tenetin, që dha dorëheqjen në qershor.

XS
SM
MD
LG