Lidhje

Takim për Lindjen e Mesme  - 2004-09-22


Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj planit të paqes për Lindjen e Mesme dhe shtoi se shpreson që vendet e tjera të vazhdojnë mbështetjen ndaj kësaj nisme.

Zoti Pauell foli të martën në Nju Jork, para një mbledhjeje me përfaqësues nga Rusia, Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara.

I ashtuquajturi “kuartet” po diskuton përpjekjet për rigjallërimin e planit i cili u bën thirrje palestinezëve t’u japin fund sulmeve mbi Izraelin dhe që Izraeli, nga ana e tij, të ndalojë të gjitha ndërtimet në territoret e pushtuara.

As Izraeli dhe as palestinezët nuk u janë përmbajtur premtimeve të tyre. Javën e kaluar, Kryeministri izraelit Ariel Sharon pranoi që vendi i tij nuk po e zbaton planin e paqes. Ndërkohë, ai tha se po përgatit një plan për tërheqjen e kolonëve izraelitë nga Rripi i Gazës dhe katër enklavave të vogla në Bregun Perëndimor.

XS
SM
MD
LG