Lidhje

Bashkautorët e planit ndërkombëtar të paqes për Lindjen e Mesme thonë se vazhdojnë ta mbështesin atë - 2004-09-23


Bashkautorët e planit ndërkombëtar të paqes për Lindjen e Mesme thonë se nuk është bërë përparim në kuadër të këtij propozimi, por theksuan se ata vazhdojnë ta mbështesin atë.

Përfaqësues nga e ashtuquajtura Katërshe që hartoi planin, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, u takuan dje në Nju Jork për të diskutuar rreth planit.

Ata thonë se gjendja në terren për izraelitët si edhe për palestinezët mbetet e vështirë. Ata u bënë thirrje palestinezëve të ndalojnë sulmet terroriste dhe Izraelit të tërheqë vendbanimet nga territori palestinez.

Para bisedimeve, Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, theksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj planit ndërkombëtar të paqes. //az//

XS
SM
MD
LG