Lidhje

Pasi:  Bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët do të ishte kundër-produktiv - 2004-09-23


Kryetari i organizatës më të madhe europiane për sigurim i bëri thirrje kryeministrit të Serbisë që të inkurajojë serbët e Kosovës të votojnë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm për parlamentin e Kosovës.

Ministri i jashtëm bullgar Solomon Pasi, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës në Organizatën për Sigurim dhe Bashkëpunim në Europë, ia bëri këtë kërkesë nëpërmjet telefonit kryeministrit Vojislav Kostunica të mërkurën.

Një deklaratë e OSBE-së njoftoi se Zoti Pasi paralajmëroi se bojkotimi i zgjedhjeve nga ana e serbëve do të ishte kundër-produktive. Zoti Kostunica sugjeroi bojkotimin në shenjë proteste të asaj që ai e konsideron si dështim i komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur serbët e Kosovës.

Nga ana tjetër, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Paul Fieschi, u dërgoi një mesazh të gjitha forcave politike që do të paraqesin kandidatë në zgjedhjet e 23 tetorit. Ai u bëri thirrje atyre t’i zhvillojnë fushatat në mënyrë të përgjegjshme dhe të shmangin dhunën, frikësimet, fjalimet e urrejtjes apo propagandën negative.

XS
SM
MD
LG