Lidhje

Vuk Drashkoviç falenderon zotin Annan për konferencën e dhuruesve për rindërtimin e kishave e manastireve të shkatërruara në Kosovë - 2004-09-24


Ministri i jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, Vuk Drashkoviç, thotë se terroristët nuk kanë shpallur luftë kundër të gjitha vendeve, por siç u shprehai, kundër vetë Zotit.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, zoti Drashkoviç u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe fetarë të theksojnë se terroristët po kryejnë krime kundër vetë feve të tyre dhe se Zoti nuk do t’i shpërblejë kurrë me Parajsën.

Ai tha gjithashtu se terroristët nuk duhen cilësuar kurrë si luftëtarë të lirisë.

Ministri i Jashtëm Drashkoviç falenderoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, për organizimin e konferencës së dhuruesve për të ndihmuar në rindërtimin e kishave dhe manastireve të shkatërruara nga lufta dhe dhuna etnike në Kosovë.

Zoti Drashkoviç tha se ata që kërkojnë pavarësinë e Kosovës kërkojnë të coptojnë Serbinë. Ai e cilësoi një gjë të tillë si shkelje të të drejtës ndërkombëtare në bazë të karetës së Kombeve të Bashkuara. //az//

XS
SM
MD
LG