Lidhje

Porter Gos bën betimin si drejtor i ri i CIA-s - 2004-09-24


Presidenti Bush mori pjesë të premten në ceremoninë e betimit të Drejtorit të ri të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, Porter Goss.

Në ceremoninë e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, oficeri i mëparshëm i CIA-s mori detyrën e drejtuesit të agjensisë së zbulimit, duke zëvendësuar kështu drejtorin e mëparshëm Xhorxh Tenet i cili dha dorëheqjen në korrik.

Betimi i zotit Porter u zhvillua ndërkohë që ligjvenësit amerikanë po diskutojnë rreth reformave që duhen kryer në agjencitë e zbulimit, të propozuara nga komisioni i 11 shtatorit, të cilat përfshijnë edhe krijimin e një posti të ri të drejtorit të zbulimit kombëtar.

Të martën Presidenti Bush e cilësoi zotin Goss si “njeriu më i përshtatshëm” për të udhëhequr CIA-n gjatë periudhës së reformave. Por demokratët, thonë se ligjvenësi i mëparshëm republikan i Floridës ka prirje të theksuara partiake, nisur nga komentet negative të tij në qershor për kandidatin presidencial Xhon Kerri.

XS
SM
MD
LG