Lidhje

Kosovë: Plagoset një gazetare e "Kohës Ditore" - 2004-09-24


Një gazetare e Kosovës e njohur për shkrimet e saj hulumtuese, u plagos mbrëmë në zonën e Drenasit, ish Gllogoci, e qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar deri tani.

Gazetarja e gazetës "Koha Ditore", Fatmire Tërdevci, e cila është shtatzënë, u qëllua në krah ndërkohë që po udhëtonte në një makinë me dy persona të tjerë të afërm të saj, midis fshatrave Baincë dhe Domanek të Drenasit. Zonja Tërdevci i tha Zërit të Amerikës se nuk di se cilët mund të kenë qënë personat që qëlluan mbi të.

Mjekët, tha ajo, e kanë siguruar se foshnja e saj nuk ka pësuar gjë dhe është në gjendje të mirë. Zonja Tërdevci ka pasur një seri shkrimesh hulumtuese, në të cilat kanë qenë më të spikatura ato me tema ekonomike.

XS
SM
MD
LG