Lidhje

Presidenti rus angazhohet se do të vazhdojë rrugën e demokracisë - 2004-09-25


Presidenti rus, Vladimir Putin, u angazhua për të vazhduar rrugën e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut, duke iu kundërvënë kritikëve që mendojnë se atje po kthehen metodat e periudhës sovjetike.

Zoti Putin tha në një konferencë me drejtues të organeve ndërkombëtare të medias në Moskë se Rusia e zgjodhi rrugën e vet para 10 vjetësh për një shtet demokratik, tregëti të lirë dhe në shërbim të shoqërisë.

Megjithatë, zoti Putin tha se siguria ishte po aq e rëndësishme sa edhe demokracia.

Udhëheqësi rus bëri publike një paketë masash të rrepta antiterroriste, pas tragjedisë së shkollës së Beslanit.

Ai kërkon që kufizojë numrin e partive politike në parlament dhe të emërojë guvernatorë rajonalë, në vend që të zgjidhen me vota.

Shtëpia e Bardhë dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësime se këto ndryshime mund të minojnë demokracinë.

Zoti Putin argumenton se rritja e autoritetit qendror është e nevojshme për të luftuar terrorizmin.

XS
SM
MD
LG