Lidhje

Zyrtarët britanikë përgënjeshtrojnë njoftimin për ekzekutimin e pengut - 2004-09-25


Zyrtarët britanikë thonë se deklarata e vënë në një faqe islamike interneti ku pretendohet se ekstremistët e lidhur me Abu Musab Al Zarkavin kanë ekzekutuar pengun Kenneth Bigley nuk është e vërtetë. Zyrtarët britanikë thonë se në të njejtën faqe interneti janë vënë më parë pretendime të tjera të pavërteta.

Në mesazh, thuhet se së shpejti do të lëshohet një video e ekzekutimit. Deri tani nuk ka dalë ndonjë video. Deklarata e shkurtër po ashtu pretendon se janë kapur peng edhe 7 ushtarë britanikë, por zyrtarët e mohojnë edhe këtë njoftim.

Ndërkohë një delegacion i vogël me drejtues të komunitetit mysliman britanik mbërriti në Irak në përpjekje për të siguruar lirimin e zotit Bigley. Po të shtunën Egjipti bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve në Irak, përfshirë edhe 6 shtetasit egjiptianë që u rrëmbyen këtë javë.

XS
SM
MD
LG