Lidhje

OSBE-ja bën thirrje për ndihmë më të madhe për viktimat e trafikut njerëzor - 2004-09-25


Konferenca dyditore mbi trafikun e qenieve njerëzore, e organizuar nga OSBE-ja, u mbyll dje me thirrjen për zgjerimin e bashkëpunimit për të ndihmuar viktimat.

Në konferencën e mbajtur në Helsinki të Finlandës, u rekomandua që shtetet anëtare të respektojnë detyrimet e tyre për të mbrojtur të drejtat njerëzore të viktimave të trafikut dhe për të forcuar bashkëpunimin mes autoriteteve, organizatave dhe shoqërisë civile, për t’i ndihmuar më mirë ato.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare theksuan nevojën për t’i identifikuar më mirë viktimat e trafikut dhe për t’u ofruar atyre më shumë mbrojtje dhe për t’ua lehtësuar integrimin shoqëror.

Sipas vlerësimeve të OSBE-së, qindra-mijëra njerëz, shumica gra dhe vajza trafikohen në Evropë çdo vit, në kuadër të një industrie të paligjshme prej miliarda dollarësh.

XS
SM
MD
LG