Lidhje

Irani pohon se ka siguruar një raketë të re strategjike - 2004-09-25


Forcat e armatosura të Iranit thonë se kanë tani në arsenalin e tyre edhe një raketë të re strategjike. Shtypi qeveritar iranian citon Ministrin e Mbrojtjes Ali Shamkani të ketë thënë se raketa e re ka një “reze, forcë shkatërruese, saktësi dhe kohë lëshimi të pashembullt”, e aftë të përballojë gjithë kërcënimet si brenda rajonit edhe përtej tij.

Ai shtoi se raketës së re nuk i është vënë emër për arësye sigurimi, por një provë e raketës u bë javën e kaluar. Megjithatë, ai nuk tha nëse raketa është prodhim iranian apo është blerë nga ndonjë vend tjetër.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për raketën Shahab-3 me reze të mesme veprimi, për të cilën Irani thotë se e provoi me sukses në muajin gusht. Ekspertët provojnë se raketa ka një reze të mjaftueshme për të goditur Izraelin.

Vetëm para disa ditësh Izraeli tha se po blente bomba të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të afta të shkatërronin objekte bërthamore. Teherani i ka mohuar akuzat se po prodhon në mënyrë të fshehtë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG