Lidhje

Filmi i një regjisori iranian fiton çmimin kryesor në festivalin e Spanjës - 2004-09-26


Filmi “Breshkat mund të fluturojnë” i regjisorit iranian Bahman Ghobadi fitoi çmimin kryesor në festivalin prestigjioz ndërkombëtar të San Sebastianit në Spanjë.

Çmimi Guaska e Artë e festivalit iu dha filmit që tregon sesi fshatarët në Kurdistanin irakian përpiqen me të gjitha forcat të sigurojnë një satelit që të mund të ndjekin zhvillimet e luftës në Irak. Zoti Ghodabi ka lindur në Kurdistanin iranian.

Çmimi për regjisorin më të mirë në festivalin tetë ditor iu dha regjisores kineze Hsiu Gjinglei për filmin “Letër nga një grua e panjohur”.

Connie Nelsen nga Danimarka fitoi çmimin si aktorja më e mirë për interpretimin e saj në filmin “Vëllezër”, ndërsa protagonisti tjetër i këtij filmi Ulrich Thomsen po nga Danimarka, u vlerësua si aktori më i mirë.

Një çmim i veçantë iu dha Goran Paskaljeviçit nga Serbia dhe Mali i Zi për filmin “Ëndrra e një nate mesdimri”, që bën fjalë për pasojat tragjike të luftës civile.

XS
SM
MD
LG