Lidhje

Kosovë: motoja e PDK në zgjedhje-"beso, merr guxim, voto, fito". - 2004-09-26


Partia Demokratike e Kosoves paraqiti sot në Prishtine kandidatët e saj për në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 23 tetorit. Kryetari i kësaj partie, Hashim Thaci, theksoi se programi i partisë së tij dhe vizioni i saj janë ndertuar në bazë të shqetësimeve dhe vizionit të qytetarëve të Kosovës. Motoja kryesore e kësaj partie në zgjedhjet e tetorit, është "beso, merr guxim, voto, fito".

Ndërkohë, Grupi i Kontaktit u ka lënë afat serbëve të Kosovës deri më një tetor që të deklarojnë nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 23 tetorit ndërsa në të vërtetë u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Burime të besueshme nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve i thanë Zërit të Amerikës, se deri tani janë shtypur tashmë 1 milion e 400 fletë votimi të cilat nëse serbët vendosin të marrin pjesë në zgjedhje, do të jenë të pavlefshme, sepse në këtë rast, në fletë-votimi, do të duhej të shtohej edhe koalicioni serb "Kthimi". Gjithë kjo procedurë do të kërkonte në fakt rishtypjen e të gjitha fletë-votimeve.

Po kështu, një problem tjetër është votimi përmes postës, ku sipas këtyre burimeve, janë regjistruar vetëm 5959 votues me të drejtë vote, nga të cilët në total 20 përqind janë serbë. Në Shtetet e Bashkuara dhe në Australi bashkë, janë regjistruar vetëm 178 votues ndërkohë që në Serbi dhe Mal të Zi janë regjistruar 1400 votues. Për gjithë Evropën, numri i votuesve të regjistruar përmes postës është 4393 vetë.

XS
SM
MD
LG