Lidhje

Uragani Xhin në brendësi të gadishullit Florida - 2004-09-26


Uragani Xhin është futur në brendësi të gadishullit Florida, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë për më shumë se 1 milion vetë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Kjo është stuhija e katërt e këtyre përmasave që godet Floridën brenda 6 javësh dhe ka shënuar një rekord të ri në 100 vitet e fundit.

Qendra Kombëtare e Uraganeve thotë se Xhin po dobësohet ndërsa po i afrohet Gjirit të Meksikës dhe se mund të klasifikohet si stuhi tropikale nga fundi i ditës.

Guvernatori i Floridës, Jeb Bush, do të mbajë një konferencë shtypi lidhur me dëmet e shkaktuara nga uragani.

Uragani Xhin arriti brigjet lindore të Floridës dje, në të njëjtin rajon ku tre javë më parë goditi Uragani Frances.

Autoritetet u bënë thirje tre milionë vetëve të evakuonin zonën, por njoftimet bëjnë të ditur se shumë banorë nuk e respektuan këtë këshillë.

XS
SM
MD
LG