Lidhje

Espertët: më shumë masa sigurie nëpër porte - 2004-09-26


7 milionë kontenierë mallrash hynë në portet amerikane çdo vit dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre inspektohet. Megjithëse që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 kontrolli i tyre është shtuar, portet ku hynë këto kontenierë vazhdojnë të konsiderohen të rrezikuara.

Tregtia botërore zhvillohet nga deti nëpërmjet kontenierëve të mëdhenj. Ata trasportojnë gjithçka, ushqim, veshje, pajisje elektronike nga porti në port kudo në botë.

Stephen Flyn, autori kryesor i një raporti për sigurimin kombëtar thotë se pak dihet për këta kontenierë. “Ne nuk kemi asnjë dijeni se kush i ngarkon dhe çfarë përmbajnë këta kontenierë. Ne nuk dimë se si ato shkojnë nga porti i nisjes në një port tjetër dhe si janë ngarkuar dhe në çfarë kushtesh. Ka shumë pak masa sigurie për t’i kontrolluar ato”.

Vitin e kaluar, rrjeti televiziv ABC testoi sigurimin në porte. Ata ngarkuan një kontenier me material radioaktiv të një grade të ulët në Indonezi dhe e trasportuan pa asnjë problem nëpërmjet portit të Los Angelos.

Ky është një problem mjaft shqetësues. Një sulm terrorist në një port jo vetëm që do të vinte njerëzit në rrezik, por do të bllokonte edhe tregtinë botërore dhe do të dëmtonte ekonominë amerikane.

Ndërkaq, masat e sigurisë po përmirësohen dhe disa individë në industrinë e sigurisë thonë se aparati qeveritar po e pengon sigurinë në porte.

“Shqiponja” është një sistem i lëvizshëm kontrolli që mund të diktojë armë dhe raketa, si dhe materiale radioaktive apo lëndë plasëse. Një kalim i vetëm mbi kontenier i këtij dedektori merr vetëm 30 sekonda. Por megjithëse “Shqiponja” është gati për t’u përdorur, agjencitë qeveritare nuk kanë vendosur ende se çfarë dotë bëjnë me të.

Kjo është një gjendje tepër shqetësuese për kongresmenin, Mike Honda, të shtetit të Kalifornisë. “Një gjë e tillë nuk krijon ndonjë ndjenjë të madhe sigurie, prandaj ne duhet të garantojmë që agjencitë qeveritare ta përshpejtonë vënien në funksionim të kësaj pajisjeje”.

Ekspertët e sigurimit thonë se duhen marrë më shumë masa duke shfrytëzuar teknologjinë ekzistuese.

XS
SM
MD
LG