Lidhje

Një skulpturë abstrakte e artistit shiptaro-amerikan Kreshnik Xhiku fiton cmimin e parë në Uashington.  - 2004-09-26


Skulptori shqiptaro amerikan Kreshnik Xhiku u nderua këto ditë me çmimin e parë për një skulpturë të artit abstrakt të titulluar Forma. Kjo dhe një tjetër skulpturë e zotit Xhiku, krahas 29 veprave të skulptorëve të tjerë amerikanë do të qendrojnë të ekspozuara për disa muaj në hollin kryesor të qëndrës kulturore Uashington Square.

Çmimi u dha të enjten mbrëma në prani të shumë artistëve dhe vizitorëve, e miqve të skulptorit. Gezimi për Kreshnikun ishte i madh. Në dorë mbante çertifikatën e çmimit dhe zëri i dridhej nga emocionet. Çmimet u ndanë nga Lidhja e Artit, një shoqatë e përbërë nga më shume se 1 mije piktorë e skulptorë të rrethit të kryeqytetit Uashington. Anëtar i kësaj lidhjeje është edhe Kreshniku, ish dekan në akademinë e arteve në Tirane, i cili ka rreth 5 vjet me banim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara. Ekspozita me 31 skulptura të artistëve të ndryshëm është hapur në kuadër të festimeve me rastin e 50 vjetorit të Lidhjes së Artit, e njohur në Shtetet e Bashkuara jo vetëm per institutin e artit, ku Kreshniku jem mesim, por edhe për galerinë e pasur, ku gjenden te ekspozuara shumë vepra të tjera të skulptorit shqiptar. Kësaj skulpture, artisti i ka vënë emrin Forma, ndoshta sepse është forma e saj që të tërheq menjëherë vemendjen. Skulptura e dytë prej copëza druri, e zotit Xhiku, e cila qëndron e varur, titullohet The rug, Qilimi. Ai thote se kjo i pelqën më shume, pasi për këtë është munduar më shume për ta krijuar. Skulpturat janë abstrakte dhe vizitorët ndalen, i shohin, i prekin, por çfarë mendojnë? “Përpiqem të kuptojë sesi e ka bërë”, thote vizitori. “Nuk di ç‘të them”, shton ky vizitor. “Ato janë të hapura për interpretim. Gjithkush të krijojë mendimin e tij, ndoshta kjo është edhe një nga veçoritë e artit abstrakt.” Ndërsa një tjetër vizitore pasi ka parë edhe skulpturat e tjera ndalet e thote: “Me pelqen puna e Kreshnikut, është mjaft e vecantë dhe të bën të mendosh.” Pa dyshim, Kreshniku, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e tyre ndjehen krenare. Por këtë të drejtë duket se e kane edhe këta shqiptarë që kishin dëgjuar për ekspozitën dhe erdhën për ta pare.“Vertet është vleresuar puna e tij pa paragjykime. Në Amerikë talenti vlerësohet pavarësisht në je i huaj ose vendas”, thotë Erlinda Zhuzhuni me banim në Uashington. Ndërsa shqiptaro amerikani tjetër, Besnik Shtylla thotë se ky sukses i skulptorit Xhiku nderon jo vetëm autorin por të gjithë shqiptarët. Ndërsa bashkëshortja e Besnikut, Virgjinia thotë se ky suskes tregon gjithashtu se shqiptarçt janë të zotë e të aftë të bëjnë gjithçka. Por është edhe diçka tjetër që ndoshta nuk e dinë të gjithë, thotë Besnik Shtylla, me banim në Uashington dhe mik i skulptorit. Kreshnik Xhiku ka dhënë kontributin e tij artistik edhe në memorialin e luftës së dytë botërore që u përurua kohët e fundit në Washington.

XS
SM
MD
LG