Lidhje

Pakistani shton masat e sigurisë pas vrasjes së udhëheqësit të lartë të Al-Kaidës - 2004-09-27


Pakistani ka bërë disa arrestime dhe ka shtuar masat e sigurimit në të paktën një qytet pasi forcat pakistaneze vranë një udhëheqës të lartë të al-Kaidës.

Policia tha se arrestoi elementë të dyshimtë në të gjithë vendin pas vrasjes së Amjad Husein Farukut dhe arrestimit të disa prej bashkëpunëtorëve të tij gjatë një bastisjeje dje.

Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, e cilësoi vrasjen e Amjad Farukut si një goditje të fortë kundër terrorizmit. Ai dyshohej si organizatori i dy atentateve që iu bënë Presidentit Pervez Musharaf. Ai ishte akuzuar gjithashtu edhe për rrëmbimin dhe ekzekutimin me prerje koke të gazetarit amerikan Daniel Pearl në vitin 2002.

Policia në qytetin jugor të Karaçit thotë se ka shtuar masat e sigurimit në zyrat qeveritare, në konsullatat e huaja dhe në institucionet fetare, si përgatitje paraprake ndaj sulmeve të mundëshme hakmarrëse nga ekstremistët.

XS
SM
MD
LG