Lidhje

SHBA do të fillojë një fushatë intensive për parandalimin e një sulmi të mundshëm terrorist  - 2004-09-27


Një njoftim i fundit i shtypit amerikan ve ne dukje se qeveria amerikane është gati të fillojë një fushatë të pazakontë dhe tepër intensive që synon parandalimin e ndonjë sulm të mundshëm terrorist gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve presidenciale të 2 nëntorit.

Gazeta "The Washington Post" njofton sot se fushata do të fillojë gjatë kësaj jave. Ajo do të përfshijë shtimin e përgjimeve nga FBI-ja, kontrolle të shtuara të listës së personave që dyshohen për terrorizëm dhe shtim të masave të sigurisë në qendrat e votimit. Gazeta shkruan se sipas zyrtarëve nuk ka të dhëna për ndonjë sulm konkret.

Sipas njoftimit të gazetës, autoritetet janë të shqetësuara se Al Kaida ose grupe të tjera terroriste mund te përpiqen të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë, siç bënë kohët e fundit në Spanjë, përmes shpërthimeve në sistemin e trenave të Madritit. Sipas gazetës fushata publike e adminsitratës për të shtuar masat e sigurimit mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve të mundshme terroriste.

XS
SM
MD
LG