Lidhje

Tërmet në Kaliforni, nuk ka të dëmtuar - 2004-09-28


Një tërmet me fuqi 5 presje 9 sipas shkallës Richter goditi të martën Kaliforninë. Nuk ka njoftime për dëme apo viktima. Shoqata amerikane e Studimeve Gjeologjike thotë se tërmeti u shoqërua me disa pasgoditje.

Epiqendra e tërmetit ishte në një zonë të thellë të Kalifornisë në afërsi të qytetit Parkfield, i njohur si kryeqyteti i tërmeteve të Kalifornisë.

Kalifornia është zona me më shumë tërmete në Amerikë.

XS
SM
MD
LG