Lidhje

Kartëmonedhë e re amerikane 50 dollarëshe - 2004-09-29


Kartëmonedhat amerikane dikur vetëm të gjelbërta gradualisht po marrin ngjyra të ndryshme. Një kartëmonedhë 50 dollarshe, që u vu ditët e fundit në qarkullim ka edhe ngjyra të kuqe e blu.

Versioni i ri i kartëmonedhës 50 dollarëshe amerikane është shtypur me ngjyra të çelëta të kuqe e blu, me një flamur amerikan që valvitet dhe një yll ngjyrë argjendi. Gjenerali i Luftës Civile dhe president në shekullin e 18-të, Ulysses S. Grant do të mbetet në anën e mbarë të monedhës së re, po ashtu edhe ndërtesa e Kongresit në anën e mbrapme. Kartmonedha e re ka hyrë në qarkullim të marten më 28 shtator.

Sipas drejtorit të Byrosë së Gdhëndjes dhe shtypjes së kartëmonedhave, Thomas Ferguson, kjo pamje e re është pjesë e një përpjekjeje për ta bërë kartëmonedhen amerikane më vështirë për tu falsifikuar.

“Jemi shumë krenarë për kartëmonedhen e re. Ajo përfaqëson teknologjinë e fundit. Është një përpjekje për të parandaluar falsifikimin, e veçanërisht falsifikimin degjital. Kjo monedhë përmban një tipar të ri sigurimi, një imazh të ri, por njëkohësisht ruan traditen e kartëmonedhës amerikane”.

Kjo është hera e dytë e ndërrimit të ngjyrave të kartmonedhës amerikane. Vitin e kaluar, u vu në qarkullim kartëmonedha e re 20 dollarëshe. Pritet që vitin e ardhshem të vihet në qarkullim edhe kartëmonedha e re 10-dollarshe.

Kartëmonedha e re 50 dollarshe do të zëvendësojë gradualisht monedhën e vjetër.

//ze//

XS
SM
MD
LG