Lidhje

Forca amerikane dhe irakiane sulmojnë ekstremistë - 2004-09-30


Forcat amerikane dhe irakiane sulmuan sot në mëngjes atë që zyrtarët e cilësojnë si një shtëpi strehimi në Falluxha të përdorur nga ekstremistë të lidhur me terroristin e kërkuar Abu Musab Zarkaui.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se sulmi i sotëm u krye duke u mbështetur në informacion zbulimi se terroristët po e përdornin atë shtëpi për të planifikuar sulme kundër forcave irakiane dhe atyre shumëkombëshe.

Dje, forcat amerikane dhe irakiane sulmuan zona të dyshuara si strofka kryengritësish në qendër të Bagdatit. Luftimet shpërthyen më pas, kur një sulm ajror amerikan shkatërroi një raketëhedhës në lagjen shiite Qyteti Sadër të kryeqytetit.

Dhe në Bakuba, persona të armatosur vranë një anëtar të grupit pro-qeveritar, Këshilli Suprem Shiit për Revolucionin Islamik.

Ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi më shumë se 400 milionë dollarë si ndihmë urgjente për Irakun. //az//

XS
SM
MD
LG