Lidhje

Konfirmimi i Amb. Marsi Ris - 2004-09-30


Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë filloi dje procedurën e konfirmimit të disa individëve të emrëuar nga Presidenti Bush në poste ambasadoriale, ndërmjet të cilëve edhe kandidaten për ambasadore në Shqipëri, Marcie Ries.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dyplëshe, tha Senatori Richard Lugar, kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, në hapje të prosedurës së konfirmimit. Ndërkohë që Shqipëria po punon për forcimin e bazave të saj demokratike, tha më tej ai, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ta ndihmojnë Shqipërinë të realizojë synimet e saj për t’u integruar në aleancat trans-atlantike, si NATO-ja dhe Bashkimi Evropian. Shqipëria ka treguar një angazhim mbresëlënës për t’u anëtarësuar në NATO, duke riorganizuar pothuajse të gjitha aspektet e strukturës së saj të mbrojtjes, tha Senatori Lugar.

Çdo vend që ka dalë nga bota ish komuniste e Evropës Lindore dhe Bashkimi Sovjetik, ka sjellë me vete trashëgiminë e tij, Marcie Ries. Megjithëse Shqipëria i shpëtoi shkatërrimeve të luftës civile me bazë etnike që preku vendet fqinje, ajo e filloi tranzicionin nga një situatë e rëndë destabilizimi, nga një rënie masive ekonomike dhe nga një periudhë disa dekadash keqdrejtimi nga regjimi më shtypës komunist në Evropë.

Zonja Ries, tha se po të konfirmohet në postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri, ajo do të punojë për ruajtjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që kanë tani Shtetet e Bashkuara me Shqipërinë. Zonja Ries tha se përparësia e saj kryesore si ambasadore në Shqipëri do të ishte siguria: "Zoti kryetar, në qoftë se do të konfirmohesha, përparësia ime e parë dhe më e rëndësishme si ambasadore do të jetë siguria, siguria për personelin e ambasadës dhe familjet e tyre, si dhe siguria e shtetasve privatë amerianë që ndodhen në Shqipëri. Objektivi ynë mbetet siguria brenda Shqipërisë dhe Shqipëria në një rajon të sigurt", tha zonja Ries.

Senatori Richard Lugar, i vuri theksin korrupsionit si një nga sfidat më të vështira për Shiqërinë.

"Një nga problemet më të përhapura është korrupsioni. Korrupsioni në qeveri, korrupsioni në biznes, korrupsioni nëpër pikat doganore", tha zoti Lugar.

Goditja e korrupsionit dhe vendosja e shtetit ligjor, tha zonja Ries, janë me rëndësi kritike për Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë shqiptare në këtë drejtim.

"Krahas mbështetjes për reformimin e vazhdueshëm të ushtrisë, unë do t’i vë theksin forcimit të institucioneve demokratike, nxitjes së zhvillimit ekonomik, dhe avancimit të shtetit ligjor, duke pëfshirë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe veçanërisht trafikut të qënieve njerëzore", tha zonja Ries.

Zonja Ries tha se Shqipëria ka kushtet të luajë një rol konstruktiv për integrimin dhe stabilitetin rajonal. Zgjedhjet parlamentare te veres se ardhshme ne Shqiperi do te jene nje tregues kyç i përparimit të vendit në procesin e demokratizimit tha ajo. Ajo tha se po të konfirmohej në portin e ambasadorit, ajo do të vazhdonte politiken amerikane "për një angazhim të plote me të gjithë faktorët e rëndësishëm politikë, median dhe shoqërine civile, për te inkurajuar që zgjedhjet të përmbushin standartet ndërkombetare", gjë që do ta ndihmonte në aspiratat e saj për t’u integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Marcie Ries është diplomate me përvojë dhe së fundi nga mbajtur postin e Shefit të Misionit amerikan në Kosovë. Ajo ka shërbyer në funkisone të ndryshme diplomatike në Londër, në Misionin amerikan pranë Bashkimit Evropian, në Belgjikë dhe në Turqi. Në qoftë se ajo konfirmohet si ambasadore e Shteteve të Bashkura në Shqipëri, tha Senatori Lugar, ajo do të sjellë aftësi dhe njohuri të gjera në këtë post.

XS
SM
MD
LG