Lidhje

Debati i parë presidencial për zgjedhjet në SHBA - 2004-09-30


Presidenti Bush dhe rivali i tij demokrat John Kerry dalin sot në mbrëmje në debatin e tyre të parë në Universitetin e Majamit në shtetin jugor të Floridas.

Kandidatët republikanë dhe demokratë do të përqendrohen tek politika e jashtme në të parin mes tre debateve në garën për postin e presidentit.

Iraku pritet të jetë në qendër të diskutimit. Presidenti Bush thotë se ndërhyrja e vitit të kaluar e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara e ka bërë Amerikën më të sigurt ndaj sulmeve terroriste. Senatori Kerry thotë se Presidenti Bush bëri gabim kur e futi vendin në luftë pa krijuar një koalicion të gjerë për të ndarë përgjegjësinë.

Në debat, thonë zyrtarët republikanë, Presidenti Bush do të vazhdojë ta paraqesë senatorin Kerry si një figurë të luhatur që nuk ka patur një pozicion të qëndrueshëm për Irakun, pasi votoi pro autorizimit për përdorimin e forcës, por kundër paketës financiare për të mbështetur trupat amerikane.

Senatori Kerry thotë se i mbështet trupat, por donte që paratë të siguroheshin duke shkurtuar uljen rekord të taksave nga ana e Presidentit Bush. Zyrtarët demokratë thonë se senatori do të përpiqet të bindë votuesit se Presidenti Bush e ka shtuar rrezikun ndaj vendit, duke u përqendruar tek Iraku dhe duke lënë mënnjanë luftën kundër terrorizmit.

33 ditë para votimeve, shumë anketa të opinionit publik tregojnë se Presidenti Bush kryeson ndaj senatorit Kerry me 3-5 për qind.

XS
SM
MD
LG