Lidhje

FBI-ja e pamundur të përkthej informacionet - 2004-10-01


Ndërkohë që Kongresi amerikan po diskuton rekomandimet për reformimin e agjencive të zbulimit, Departamenti i Drejtësisë njoftoi se një pjesë e informacionit të mbledhur mbetet e palexuar pasi numri i përkthyesve të aftë është i pamjaftueshëm. Byroja Federale e Hetimeve ka marrë në punë rreth 400 përkthyes më shumë se në vitin 2001, një rritje kjo prej 50 përqindësh, por me sa duket e pamjaftueshme.

Një ditë para se avionët e rrëmbyer të shkatërronin Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, Agjencia e Sigurimit Kombëtar kapi një mesazh të al-Qaidës të thoshte “Nesër në orën zero”. Mesazhi ishte në arabisht dhe nuk u përkthye deri disa ditë pas sulmit.

Gjatë këtyre tre vjetëve që prej atëhere, çështja e përkthimit është bërë një nga përparësitë kryesore të qeverisë amerikane. Por në një raport jo sekret të kohëve të fundit të Departamentit të Drejtësisë thuhet se FBI-j ende ka nevojë për personel të aftë që të pëkthejë gjithë informacionin që ajo merr.

Në raport thuhet se më shumë se 120 mijë orë informacion që ka të bëjë me terrorizmin është ende i papërkthyer, për shkak të mungesës së përkthyesve të kualifikuar, një situatë që është bërë tepër shqetësuese për Senatorin e IOWA-s, Charles Grassley, i cili ishte në krye të përpjekjeve që raporti të mos mbahej sekret. “FBI-ja është në krye të luftës kundër veprimtarisë terroriste brenda vendit. Në qoftë se ne nuk mbështetemi tek FBI-ja, ne do ta humbasim luftën”.

Në raport thuhet se shumë mesazhe që kapen nga sistemi elektronik i FBI-së fshihen nga kompjuterët të papërkthyer dhe të pa shqyrtuar me qëllim që të hapet vend për mesazhe të rinj. Drejtori i FBI-së, Robert Mueller, thotë se problemit të përkthimit po i jepet përparësi e lartë. Ndërkaq, Kongresi po debaton rekomandimet e Komisionit që hetoi sulmet e 11 shtatorit, rekomandime që kanë për qëllim mes shumë të tjerash, shfrytëzimin më racional të burimeve ekzistuese të mbledhjes së informacionit.

XS
SM
MD
LG