Lidhje

Shqipëria dhe Fondi i Mijëvjeçarit - 2004-10-01


Shqipëria është një prej 7 vendeve që u ftuan të marrin pjesë në Programin Kualifikues të Korporatës për Sfidat e Mijëvjeçarit.

Ky program i ri është hartuar për ato vende që ishin pranë, por që nuk u kualifikuan dot për të përfituar nga Fondi i Sfidave të Mijëvjeçarit, dhe që kanë treguar vullnet për të përmbushur kushtet e duhura për t’u kualifikuar.

Shqipëria, Timori Lindor, Kenia, Sao Tome dhe Principe, Tanzania, Uganda dhe Jemeni janë ftuar të paraqesin planet e tyre për të përfituar nga ndihmat e Programit Kualifikues. Programi Kualifikues, synon të ndihmojë vendet që tregojnë angazhim për të përmirësuar politikat e brendshme në fusha të tilla si një qeverisje e drejtë, nxitje e lirisë ekonomike dhe investim tek njerëzit. Mungesa e politikave të shëndosha qeverisëse, ekonomike dhe sociale, që janë kriteret bazë kualifikuese, e lanë Shqipërinë jashtë këtij Fondi ndihmash.

Megjithëse Programi Kualifikues synon të ndihmojë vendet drejt anëtarësimit në Fondin e Mijëvjeçarit, vetëm pjesëmarrja në këtë program, nuk u garanton atyre kualifikim. Suksesi në Programin Kualifikues do të gjykohet në bazë të përpjekjeve konkrete dhe thelbësore të bëra nga qeveritë. Programi Kualifikues, kjo nismë e re e Fondit të Mijëvjeçarit do të administrohet përmes një bashkëpunimi të Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar dhe Korporatës për Sfidat e Mijëvjeçarit.

XS
SM
MD
LG