Lidhje

Haga i transferon një gjykate në Serbi çështjen e parë  - 2004-10-01


Kryeprokurorja e krimeve të luftës në Kombet e Bashkuara Carla del Ponte tha se Gjykata e Hagës ka rënë dakort për herë të parë të transferojë nga nga çështjet e saja në një gjykatë vendore në Serbi.

Zonja del Ponte dha njoftimin e transferimit pas bisedimeve në Beograd me Vladimir Vucevic-in, prokurorin e posaçëm të gjykatës speciale për krime lufte dhe krimin e organizuar në Serbi. Ajo nuk bëri të ditur identitetin e të dyshuarit në fjalë, por tha se shumë çështje do të transferohen në gjykatën speciale të Serbisë në një të ardhme të afërt.

Prokurorja ndodhet në Beograd për një konferencë dy-ditore rreth çështjeve të krimeve të luftës. Protestuesit jashtë hotelit ku zhvillohej konferenca mbanin fotografi të ish presidentit jugosllav Slobodan Milosevic, i cili tani ndodhet në gjyq, dhe fotografi të të dashurve të tyre që janë zhdukur që nga luftrat e Ballkanit.

XS
SM
MD
LG