Lidhje

Protestuesit evropianë kundërshtojnë planet për reforma në përfitimet sociale  - 2004-10-02


Rreth 200 mijë njerëz protestuan në Amsterdam kundër planeve për reforma në sistemin e përfitimeve sociale. Protestat e organizuara nga sindikatat e punës u shoqëruan nga pankarta kundër planit. Protestat janë përshkruar si demonstrimet më të mëdha në Hollandë që nga protestat anti-bërthamore më shumë se dy dekada të shkuara.

Ndërkohë në Berlin, të paktën 25 mijë njerëz nga e gjithë Gjermania protestuan kundër shkurtimeve të përfitimeve sociale. Portestat në Gjermani janë të ngjashme me demonstrata e përjavshme të vitit 1989, të cilat ndihmuan në rrëzimin e Murit të Berlinit. Por numri i pjesëmarrëse ka rënë gjatë javëve të fundit.

XS
SM
MD
LG