Lidhje

44 të vrarë nga dy shpërthime në shtetet Nagaland dhe Asam të Indisë - 2004-10-02


Zyrtarët në Indinë veriore thonë se të paktën 44 veta u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në shtetet Nagaland dhe Assam të Indisë veri-lindore.

Autoritetet në Nagaland thanë se shpërthimet lanë 26 të vdekur dhe të paktën 86 të plagosur në Dimapur, qendra tregtare e këtij shteti. Policia tha se deri tani asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet në Nagaland, ku prej vitesh vazhdon një konflikt ndëretnik.

Në shtetin fqinj Asam, sipas autoriteteve 18 veta mbetën të vrarë nga një seri sulmesh. Zyrtarët thonë se 11 veta mbetën të vrarë dhe 12 të tjerë u plagosën kur persona të armatosur të paidentigfikuar hapën zjarr ndaj blerësve në fshatin Makri Jhora.

XS
SM
MD
LG