Lidhje

Anketa e parë pas debatit, tregon se Senatori Kerry kryeson ndaj Presidentit Bush - 2004-10-03


Anketa e parë e opinionit e zhvilluar pas debatit të parë të këtij viti në kuadër të garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, tregon se tani kandidati demokrat, Xhon Kerri, gëzon mbështetje më të madhe se Presidenti Bush.

Anketa e revistës Newsweek, në të cilën përfshihet edhe kandidati i pavarur, Ralph Nader, tregon se zoti Kerri kryeson me rezultatin 47-45. Kurse në garën kokë më kokë me Presidentin Bush, Senatori Kerri kryeson me rezultatin 49-46.

Ky lajm u njoftua ndërkohë që të dy kandidatët vazhdonin fushatën. Presidenti Bush u tha dje përkrahësve në shtetin Ohajo se shkurtimet e tij të taksave do të ndihmojnë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për të ruajtur nivelin rekord të numrit të pronarëve të shtëpive në vend.

Senatori Kerri tha në Florida se shkurtimet e taksave nga Presidenti Bush nuk kanë dhënë ndonjë ndihmë të ndjeshme për krijimin e vendeve të punës. Zoti Kerri tha se si president, ai do të miratonte shpërblime në taksa për sigurime shëndetësore, do të zgjeronte lehtësimet në taksa për bursat në shkolla të larta dhe do të eliminonte shkurtimet e taksave për amerikanët e pasur të miratuara nga Presidenti Bush.

XS
SM
MD
LG