Lidhje

Vritet një pjestar i Shërbimit Policor të Kosovës  - 2004-10-03


Një pjestar i Shërbimit Policor të Kosovës është vrarë mbrëmë vonë në rrethana të paqarta në një fshat të Kosovës perëndimore.

Zyrtarët e policisë thanë se incidenti ka ndodhur rreth orës 22 të natës së kaluar në fshatin Qyshk të komunës së Pejës, ku sipas njoftimeve disa persona kanë qëlluar me thikë oficerin e policisë Xhavit Mucolli 37 vjecar, i cili ka vdekur nga plagët e marra.

Deri tani gjashtë persona të përkatësisë kombëtare shqiptare janë arrestuar në ndërlidhje me vrasjen, por autoritetet nuk bënë të ditur indentitetin e tyre. Një zëdhënës i policisë në Pejë, Louis Drakulich, tha se ende është herët të flitet për motivet e mundshme të kësaj vrasjeje, e cila e çon në shtatë numrin e policëve të vrarë gjatë pesë viteve të fundit në Kosovë.

Shërbimi Policor i Kosovës i themeluar pas luftës, numëron rreth 6 mijë pjestarë të cilët veprojnë së bashku më rreth 4 mijë pjestarë të policisë së Kombeve të Bashkuara.

//ze//

XS
SM
MD
LG