Lidhje

Zgjedhje në Bosnje-Hercegovinë, Slloveni dhe në Sërbi - 2004-10-03


Në Bosnje-Hercegovinë, zyrtarët e zgjedhjeve njoftojnë për një pjesëmarrje të vogël në zgjedhjet e katërta lokale të qeverisë që nga marrëveshja e Dejtonit në vitin 1995, e cila i dha fund luftimeve në vend.

Vetëm 35 përqind e 2 milion e 300 mijë banorëve me të drejtë vote do të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave vendore për 140 komuna. Anketat e para te zgjedhjeve parashikojnë se numri i votuesve do të jetë më i ulët se 50 përqind pasi qytetarët janë gjithnjë e më shumë të zhgënjyer nga politikanët.

Partitë nacionaliste që përfaqësojnë komunitetet kroate, myslimane dhe serbe pritet të fitojnë një numër të konsiderueshëm vendesh pasi vitet e fundit i kanë moderuar retorikat e tyre duke u bashkuar në thirrjet për lidhje më të ngushta me pjesën tjetër të Evropës. Këto janë zgjedhjet e para të financuara dhe të administraura nga autoritetet lokale. Të gjitha zgjedhjet e mëparshme që prej vitit 1995 u organizuan dhe u mbikqyrën nga komuniteti ndërkombëtar.

Po sot në Slloveni, zhvillohen zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që në Sërbi po mbahen zgjedhjet e qeverisë lokale.

Anketat e opinionit në Slloveni tregojnë se Partia Demokratike e qëndrës së djathtë në opozitë do të dalë si grupimi më i madh në parlament, pak më mirë se sa liberal-demokratët e kryeministrit Anton Rop. Deri në mes ditë, 19 përqind e 1,6 milion sllovenëve me të drejtë vote kishin shkuar në qendrat e votimit.

Në zgjedhjet lokale të Sërbisë, Presidenti Boris Tadiç dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica janë angazhuar të përmirësojnë mundësitë e partisë së tyre ndaj kandidatëve të Partisë ultra-nacionaliste Radikale Sërbe, e cila u paraqit shumë mirë në raundin e parë të zgjedhjeve para 2 javësh.

Agjencia franceze e lajmeve bëri të ditur se rreth 3 përqind e votusve sërbë kishin votuar në dy orët e para. Në zgjedhjet për kryetar bashkie të Beogradit, ku kandidatët janë të fortë, 5 përqind e gjysëm e zgjedhësve kanë shkuar në qendrat e votimit.

//ze//

XS
SM
MD
LG