Lidhje

Space-Ship-One për të dytën herë me sukses brenda dy javësh? - 2004-10-04


Është në plan që një anije hapësinore amerikane, e ndërtuar privatisht, të bëjë një fluturim tjetër sot, ndërkohë që ndërtuesit dhe operuesit e saj shpresojnë të fitojnë çmimin prej 10 milionë dollarësh.

Anija Space-Ship-One do të lëshohet sot nga Shkretëtira Mojava e Kalifornisë pak pas lindjes së diellit.

Ky lëshim bëhet në kuadër të garës për çmimin Ansari X prej 10 milionë dollarësh. Për ta fituar atë, kjo anije duhet të bëjë dy fluturime prej të paktën 100 kilometrash mbi Tokë brenda dy javësh duke mbajtur në bord 270 kilogram ngarkesë dhe pasagjerë.

Të mërkurën e kaluar, një pilot e ngjiti anijen Space-Ship-One 103 kilometra lart në qiell. Gjatë fluturimit anija filloi papritur të rrotullohej për një farë kohe në formë spiraleje.

Projektuesi i saj, Burt Rutan, vendosi t’i vazhdonte planet për fluturimin e sotëm, pasi përcaktoi se ky fluturim në formë spiraleje nuk ishte shkaktuar nga probleme mekanike. //az//

XS
SM
MD
LG