Lidhje

Bie numri i refugjatëve dhe i personave që kërkojnë strehim në vende të tjera - 2004-10-04


Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Ruud Lubbers, tha se komuniteti ndërkombëtar nuk iu përgjigj me shpejtësinë e duhur krizës në rajonin e Darfurit në Sudan, ku gati 1,5 milion njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Zoti Lubbers tha sot në hapje të një konference një javore mbi refugjatët në Gjenevë se kriza e refugjatëve në Darfur ka marrë përmasa të mëdha dhe tragjike. Ai shtoi se komuniteti ndërkombëtar u përqëndrua aq shumë në bisedimet midis qeverisë sudaneze dhe kryengritësve në jug të vendit, sa që nuk arriti të kuptonte seriozitetin e krizës në Sudanin perëndimor për 6 muaj të tërë.

Megjithë nevojat e reja emergjente në zona si Darfuri, zoti Lubbers tha se nëpër botë ka pasur shumë zhvillime pozitive për sa i përket refugjatëve. Ai theksoi se miliona refugjatë janë kthyer në shtëpitë e tyre në vende të shkatërruara nga konfliktet, si Bosnje-Hercegovina dhe Afganistani.

Ai tha se në përgjithësi, numri i refugjatëve dhe i personave që kërkojnë strehim në vende të tjera ka rënë me gati 22 përqind gjatë 3 vjetëve të fundit.

//ze//

XS
SM
MD
LG