Lidhje

Diplomatë arabë i paraqesin Këshillit të Sigurimit të OKB-së një projekt-rezolutë kundër Izraelit - 2004-10-04


Diplomatë arabë i paraqitën mbrëmë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një projekt-rezolutë, në të cilën dënohet ofensiva izraelite në Rripin e Gazës.

Mbi 60 palestinezë dhe të paktën 5 izraelitë janë vrarë që kur forcat ushtarake izraelite hynë në Rripin e Gazës javën e kaluar. Izraeli e filloi operacionin pasi raketa të hedhura nga ekstremistët palestinezë vranë dy fëmijë izraelitë.

Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, është zotuar ta vazhdojë operacionin derisa të ndalohen sulmet me raketa. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, i bëri thirrje Izraelit ta ndalojë ofensivën dhe u kërkoi palestinezëve t’u japin fund sulmeve të tyre.

Në aktet e fundit të dhunës, një sulm izraelit me raketa la të vrarë një palestinez të armatosur në kampin Xhabalia të refugjatëve. Dhe në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, dy palestinezë dhe një izraelitë humbën jetën gjatë një sulmi izraelit. //az//

XS
SM
MD
LG