Lidhje

Presidenti Bush: Çdo vend që kërkon paqe, do të gëzojë përfitimet e një bote të lirë - 2004-10-05


Çdo vend që kërkon paqe, thotë Presidenti George Bush, do të gëzojë përfitimet e një bote të lirë. Dhe çdo vend që kërkon paqen ka për detyrë të ndihmojë në ndërtimin e kësaj bote”: “Përfundimisht, thekson Presidenti Bush, nuk ka izolim të sigurt nga rrjetet terroriste, shtetet e dështuara që i strehojnë ato, regjimet e paligjshme apo armët e shkatërrimit në masë. Nuk mund të arrihet sigurimi duke hedhur vështrimin nga ana tjetër, duke kërkuar një jetë të qetë dhe duke mospërfillur vuajtjet dhe shtypjen e të tjerëve.”

Mes vendeve të angazhuara për të luftuar terrorizmin është Gjeorgjia e udhëhequr nga Presidenti Mikhail Shakashvili: “Njerëzit mund të pyesin me të drejtë se pse një vend i vogël me më pak se 5 milionë banorë është në ballë të angazhimit ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin dhe për t’i dhënë ndihmesën një kauze globale. Përgjigjja, theksoi Presidenti Shalikashvili, është aq e dhembëshme sa edhe e thjeshtë. Angazhimi i Gjeorgjisë për të luftuar terrorizmin pasqyron vetëdijen tonë të thellë për shkatërrimin që terrorizmi mund të sjellë dhe ka sjellë në vendin tonë dhe në vendet fqinje. Prandaj, Gjeorgjia duhet të bëjë ç’është e mundur për të mposhtur terrorin.”

Zoti Shakashvili thotë se Gjeorgjia do të vazhdojë të japë ndihmesën kurdo që të jetë e mundshme dhe e nevojshme: “Gatishmëria jonë për të vepruar në mënyrë të përgjegjshme dhe për të dhënë ndihmesën po demonstrohet sot në Kosovë, do të demonstrohet së shpejti në Afganistan dhe tashmë po demonstrohet në Irak, në të gjitha vendet ku kemi dërguar trupa për të shërbyer përkrah të tjerëve në kërkim të paqes dhe lirisë. Terrorizmi, theksoi udhëheqësi gjeorgjian, nuk njeh armik më të madh dhe as forcë më të madhe se se atë të mishëruar në një shoqëri të lirë.”

Presidenti Bush thotë se Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse ndaj çdo vendi që ndihmon për të bllokuar dhe konfiskuar pasuritë e terroristëve, për të ndjekur operativët e rrjeteve terroriste dhe për të prishur planet e tyre. Veprimet që mund të ndërmerren në mënyrë të njëanëshme nga secili prej nesh, theksoi Presidenti Bush, janë të kufizuara, por së bashku, ne mund të realizojmë shumë më tepër.” //az//

XS
SM
MD
LG