Lidhje

Operacione të ushtarëve irakianë dhe amerikanë në zonat në jug të Bagdadit - 2004-10-05


Mijëra ushtarë irakianë dhe amerikanë janë përhapur në zonat në jug të Bagdadit në kuadër të një operacioni të ri kundër kryengritësve të dyshuar.

Ushtria amerikane njoftoi se trupat kanë arrestuar tashmë 30 të dyshuar dhe kanë marrë nën kontroll një kamp, ku dyshohej se stërviteshin kryengritësit në Babil. Ushtria tha gjithashtu se ushtarët morën nën kontroll një urë të rëndësishme që kalon mbi lumin Eufrat, për të cilën zyrtarët amerikanë mendonin se përdorej nga kryengritësit.

Njoftimet rreth operacionit të ri u dhanë pasi kryeministri irakian Iyad Allawi tha se ka plane të reja ushtarake për të mposhtur kryengritësit në qytetet irakiane. Ai nuk dha hollësi, por premtoi se zgjedhjet do të zhvillohen në janar siç janë planifikuar.

Në zhvillime të tjera, makina bombë vunë dje në shënjestër aukolona amerikane ‘në Mosul dhe Ramadi, duke shkaktuar vrasjen e 5 irakianëve.

//ze//

XS
SM
MD
LG