Lidhje

Zgjedhjet në Afganistan - 2004-10-05


Më shumë se 10 mijë burra dhe gra afgane janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet presidenciale të 9 tetorit. Për postin e presidentit të Afganistani konkurojnë 18 kandidatë. Mes tyre është kreu i qeverisë kalimtare, Hamid Karzai. Dy kandidatë të tjerë janë Abdul Rashid Dostum, udhëheqësi i vetëshpallur i pakicave uzbeke e turkmene, dhe ish ministri i arsimit, Junus Kanuni. Një kandidat tjetër është Homajun Shah Asifi, një anëtar i familjes së ish mbretit të Afganistanit. Dhe Masuda Xhalali është e vetmja grua që konkuron në garën presidenciale.

Ambasadori amerikan në Afganistan, Zalmej Khalilzad, tha se ka zhvilluar takime me të gjithë kandidatët presidencialë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre: “Roli ynë, tha ambasadori Khalilzad, është thjeshtë të mbështesim procesin e elektoral në mënyrë që afganëve t’u krijohet mundësia të zgjedhin udhëheqësin e tyre. U takon atyre të vendosin se për kë të votojnë.”

Me procesin zgjedhor të Afganistanit nuk jan të kënaqurë të gjithë. Udhëheqësit fraksionistë janë forca të së kaluarës, thotë ambasadori Khalilzad, dhe ditët e tyre janë të numëruara. Nëse kërkojnë të jenë pjesë e të ardhmes së Afganistat, ata duhet të reformohen ose përndryshe do të prëfundojnë diku nëpër burgje. Pavarësisht nga udhëheqësit fraksionistë dhe ata që kundërshtojnë demokracinë, thotë Presidenti George Bush, liria po lëshon rrënjë në Afganistan: ”Populli afgan po tregon kurajo të jashtëzakonshme në rrethana të vështira. Afganët po luftojnë për të mbrojtur vendin nga mbeturinat e regjimit taleban dhe po ndihmojnë në luftën kundër vrasësve terroristë. Ata po rimëkëmbin ekonominë e tyre, kanë miratuar një kushtetutë për të mbrojtur të drejtat e të gjithëve, ndërkohë që nderojnë traditat më të çmuara të vendit të tyre. Populli afgan, theksoi Presidenti Bush, po u përgjigjet atyre që ende dyshojnë nëse shoqëritë myslimane mund të jenë shoqëri demokratike”.

“Këto janë zgjedhjet e para në historinë e vendit tim”, i tha një gazetari studenti afgan Andul Fatah Xhabarkhaili. “Populli afgan, theksoi ai, po i pret këto zgjedhje me kënaqësi të madhe”. //az//

XS
SM
MD
LG