Lidhje

Departamentit i Shtetit cilëson Kinën si një nga vendet me shkeljet më serioze të lirive fetare - 2004-10-05


Në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit mbi lirinë fetare, Kina cilësohet përsëri si një nga vendet me shkeljet më serioze. Sekretari i Shtetit, Kolin Pauëll, thotë se raporti radhit 8 vende që ngjallin shqetësim të veçantë: “Ne kemi përfshirë përsëri pesë vende në listën e shteteve që sipas mendimit tonë vazhdojnë të shkelin lirinë fetare të qytetarëve të tyre. Ato janë: Birmania, Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe Sudani. Ne, theksoi Sekretari Pauëll, kemi arritur në përfundimin se në këtë list duhen përfshirë edhe tre vende tët jera: Eritrea, Arabia Saudite dhe Vietnami.”

Xhohn Hanford, ambasadori amerikan për Lirinë Ndërkombëtare Fetare thotë se në Kinë, qeveria vazhdon të shtypë budistët tibetas, myslimanët uighur, katolikët besnikë të Vatikanit, protestantët dhe anëtarët e lëvizjes Falun Gong: “Shumë besimtarë mbahen në burg për bindjet e tyre fetare dhe të tjerë vazhdojnë të përballen me arrestime, rrahje, tortura dhe shkatërrime të faltoreve të tyre. Shumë vëzhgues mendojnë se gjatë muajve të fundit, Kina është angazhuar në një fushatë kundër disa grupeve të pavarura fetare.”

Në raportin e Departamentit të Shtetit thuhet se qeveria kineze vazhdon përpjekjet për të kufizuar dhe rregulluar parkatikat fetare me qëllim që të parandalojë ngritjen e grupeve që mund të jenë burim i autoritetit jashtë kontrollit të qeverisë dhe të Partisë Komuniste kineze. Pavarësisht nga këto përpjekje të qeverisë, numri i anëtarëve të shumë besimeve fetare vazhdon të rritet me ritëm shumë të shpejtë.

Një nga mënyrat me të cilat qeveria kineze përpiqet të kufizojë rritjen e grupeve fetare është ta bëjë të vështirë për të rinjtë që të adhurojnë. Ambasadori Hanford thotë se kjo është veçanërisht e vërtetë në zonat myslimane, siç është provinca Hsingjiang: “Atje janë vendosur tabela nëpër mure të xhamive, në të cilat thuhet: Ndalohet hyrja e personave nën 18 vjeç. Tani, qeveria kineze ka premtuar se do ta ndryshojë këtë politikë dhe se pasuesit e të gjitha besimeve fetare do të lejohen të kenë fëmijët e tyre të pranishëm në faltore dhe në mësime e ceremoni fetare. Por, kjo nuk po shihet në provincën Hsinggjian.”

Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për mbrojtjen e lirisë fetare. “Mbrojtja e të drejtës së shenjtë të ndërgjegjes njerëzore, thotë Sekretari i Shtetit, Kolin Pauëll, është një komandë e natyrshme për gjithë njerëzimin.” //az//

XS
SM
MD
LG