Lidhje

Çmimin Nobel dy mjekëve amerikanë për studimet mbi shqisën e nuhatjes tek njeriu - 2004-10-05


Dy shkencëtarë amerikanë fituan Çmimin Nobel të këtij viti në mjekësi për studimet e tyre në lidhje me shqisën e nuhatjes tek njeriu.

Fituesit, Richard Axel dhe Linda Buck, zbuluan një familje gjenesh e cila u bën të mundur njerëzve të njohin dhe mbajnë mend mijëra aroma e erëra të ndryshme. Kreu i asamblesë së Çmimit Nobel i përshëndeti dy shkencëtarët që, vetëm, arritën të hartonin një klasifikim të ndjesive të njërës prej shqisave më të rëndësishme për njeriun.

Mjekët Axel dhe Buck thonë se ndjehen të nderuar, por të habitur që janë fitues të çmimit 1 prsje 3 milionë dollarësh. Ata i kanë botuar rezultatet e studimit të tyre para 13 vjetësh.

Fondacioni Nobel me bazë në Suedi do të shpallë sot fituesin e çmimit në fizikë, kurse gjatë javës së ardhshme do të jepen çmimet në kimi, letërsi, ekonomi dhe ai i paqes. //az//

XS
SM
MD
LG