Lidhje

Dy ish-revizorë të Parmalatit do të dalin në gjyq nën akuzat për mashtrime - 2004-10-05


Një gjykatës në Milano dha urdhër që dy ish revizorë të gjigandit italian të industrisë ushqimore, firmës Parmalat, të dalin në gjyq nën akuzat për mashtrime dhe shfrytëzim të tregut.

Dy ish revizorët janë mes 32 drejtuesve ekzekutivë dhe institucioneve financiare që mund të dalin në gjyq nën akuzat për mashtrime të rënda që lidhen me firmën Parmalat.

Prokurorët kanë akuzuar dhjetra drejtues të Parmalatit, përfshirë ish drejtorin Calisto Tanzi dhe tre institucione financiare, për fshehjen e gjendjes financiare të kësaj kompanie shumë-kombëshe.

Gjendja reale e financave të saj u zbulua kur borxhet arritën në 18 miliardë dollarë vitin e kaluar. Firma ka kërkuar mbrojtje në bazë të ligjeve të falimentimit.

XS
SM
MD
LG