Lidhje

Ultranacionalistët serb kërkojnë shkarkimin e presidentit Tadiç - 2004-10-06


Politikanë ultranacionalistë sërbë thonë se kanë në plan të fillojnë procedurat për shkarkimin e presidentit serb, Boris Tadiç, pasi ai u bëri thirrje sërbëve të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të këtij muaji.

Udhëheqësit e Partisë Radikale Sërbe e akuzuan zoti Tadiç për shkelje të ligjit sërb, kur u bëri thirrje sërbëve që të heqin dorë nga planet për të bojkotuar zgjedhjet e 23 tetorit.

Presidenti serb tha dje se i kupton shqetësimet e sërbëve të Kosovës rreth sigurimit për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por ai tha se bojkotimi i zgjedhjeve mund të kufizojë zërin e sërbëve në Kosovë. Edhe përfaqësues të Partisë Demokratike të Sërbisë e kryeministrit sërb, Vojisllav Koshtunica, si dhe të Kishës Ortodokse Sërbe shprehun kundërshtim ndaj pikpamjeve të zotit Tadiç.

Ndërkohë, 361 trupa franceze u hodhën me parashutë në Kosovë, kontigjenti i parë i një force prej 2 mijë trupash që NATO-ja do të dërgojë në Kosovë si masë sigurie shtesë për zgjedhjet.

XS
SM
MD
LG