Lidhje

Shifra të reja rekord për naftën - 2004-10-06


Çmimet e naftës arritën përsëri sot shifra rekord, mes shqetësimeve të vazhdueshme lidhur me rezervat e naftës bruto.

Në New York, nafta arriti çmimin 51 dollarë e 80 cent për fuçi, më i larti ndonjëherë, pasi një raport qeveritar tregonte se rezervat amerikane të naftës bruto nuk ishin shtuar aq sa pritej.

Të dhënat e Departamentit të Energjisë tregojnë se rezervat e naftës në Shtetet e Bashkuara u rritën vetë me 1 milionë fuçi javën e kaluar.

Industria e naftës nuk është rimëkëmbur ende plotësisht nga dallgët 15 metra të larta të uraganit Ivan dhe erërat me shpejtësi 265 kilometra në orë, që dëmtuan kullat e shpimit të naftës dhe objektet e prodhimit të saj përgjatë brigjeve amerikane të Gjirit.

Probleme të tjera, përfshirë sabotimet në Irak, trazirat politike në Nigeri dhe një mosmarrëveshje për taksat në Rusi, mund të kontribuojnë gjithashtu për të pakësuar furnizimet në një kohë kur kërkesa është shumë e lartë.

XS
SM
MD
LG